Qëllimi
Qëllimi i përgjithshëm i programit është të iniciojë qasje gjithëpërfshirëse për riintegrimin e qëndrueshëm të familjeve në cenueshme (duke përfshirë ato me luftëtarë të huaj terroristë – LHT) në Maqedoninë e Veriut.
Rezultatet e pritura:
- Grupet e cenueshme ndjehen të riintegruar;
- Palët e interesuara/udhëheqësit lokal të komunitetit marrin pjesë në proceset e riintegrimit dhe u ndihmojnë familjet e cenueshme;
- Pjesëtarët e komunitetit tregojnë një nivel të reduktuar të stigmatizimit/nivel të rritur të pranimit të të kthyerve;
- Mediat kombëtare dhe lokale i kuptojnë proceset që lidhen me të kthyerit dhe familjet e tyre dhe krijojnë një atmosferë pozitive;
- Kornizë e fuqizuar institucionale dhe mekanizma për koordinim për aktorët për hulumtim;
- Punëtorët e vijës së parë (Frontline workers) kanë arritur një mirëkuptim të përbashkët për proceset e riintegrimit dhe risocializimit, si dhe për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Korniza kohore:
Kohëzgjatja e projektit është prej korrik 2021 deri në qershor 2024.
Më tepër informata mund të kërkoni në: contact@iep.mk
Donator:
Projekti është i financuar nga Fondi Global për Angazhim dhe Rezistencë të Komunitetit – GCERF