Kontra-narrativët dhe narrativët alternativë për parandalimin e radikalizmit që mund të sjellë deri te ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi
U mbajt edhe punëtoria e fundit e organizatave qytetare të cilat punojnë me të rinjtë në kuadër të projektit “Platforma për edukim qytetar të të rinjve për luftë kundër radikalizmit – (Të rinjtë kundër dhunës)”. Projektin e zbaton Iniciativa për perspektivë evropiane, në bashkëpunim me Qendrën për dialog interkulturor (CID) nga Kumanova, Neksus – Koncepti qytetar nga Shkupi, Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm – Akua nga Struga dhe organizata Ndërtimi i komuniteteve nga Mitrovica – Kosova.
Edhe në këtë punëtori të tretë, organizatat qytetare u njoftuan me projektin, qëllimet e tij dhe produktin përfundimtar të projektit – Platforma për edukimin qytetar të të rinjve – Të rinjtë kundër dhunës.
Punëtoria u organizua nga Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm – Akua, ndërsa mirëseardhje u dëshiroi asistentja e projektit Valentina Todorovska, e cila i informoi pjesëmarrësit për qëllimet e punëtorisë. Në vazhdim, Slavica Jovçeska, kryetare e Shoqatës për zhvillim dhe aktivizëm – Akua, iu drejtua pjesëmarrësve, duke prezantuar projektin, qëllimet e tij, aktivitetet dhe rezultatet. Platforma – Të rinjtë kundër dhunës, mënyra e formimit, qëllimet dhe përfitimet u prezantuan nga Valerija Sokolova -Stojanovska, drejtoreshë e projektit nga organizata Iniciativa për perspektivë evropiane – IEP. Sokolova-Stojanovska, shpjegoi më hollësisht për përfitimet nga zbatimi i projektit, aktivitetet dhe mënyrën se si organizatat qytetare do të përfshihen në zbatimin e tyre.
“Roli i organizatave qytetare në ndërtimin e komunitetit ka një rëndësi të madhe, veçanërisht në pjesën që përfshin të rinjtë, përmes pjesëmarrjes dhe angazhimit në aktivitete dhe projekte të ndryshme që do t’u mundësojnë të rinjve një komunitet të sigurt për të jetuar dhe punuar. Platforma është një mjet për organizatat qytetare dhe të rinjtë, të cilët së bashku do të krijojnë në mënyrë aktive narrativë pozitiv dhe narrativë alternative për të luftuar radikalizimin e të rinjve përmes aktiviteteve të ndryshme në suaza të projektit”, tha Sokolova-Stojanovska.
Më pas, ekspertja Elena Milenkoska-Mihailovska diskutoi me të pranishmit për situatën me radikalizmin dhe arsyet pse të rinjtë po e ndjekin këtë rrugë. Ishte interesante që në punëtori kishte nxënës të shkollave të mesme, mësimdhënës, përfaqësues të MPB, komunës, si dhe organizatave rinore, kështu që të gjithë e shikuan këtë problem nga këndvështrimi i tyre. U diskutua gjuha e urrejtjes në shkolla, në garat sportive dhe rrjete sociale. Përfaqësuesi i MPB – Sektori për parandalim theksoi se ata kanë pasur disa takime me grupet e tifozëve, me të cilët diskutuan për pasojat që do të kenë grupet e tifozëve nëse vazhdon gjuha e urrejtjes. Pas këtyre disa takimeve, situata është përmirësuar ndjeshëm, por ka ende nevojë për të punuar. Për shkak të situatës me Covid-19, një pjesë e aktiviteteve janë pezulluar përkohësisht.
Projekti vazhdon me zbatimin e aktiviteteve, të cilat parashohin edhe shumë aksione të ndryshme të dedikuara për të rinjtë, organizatat qytetare dhe institucionet publike dhe arsimore.