Objektivi i përgjithshëm
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuohet për fuqizimin e zhvillimit të turizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi specifik
Qëllimi specifik i projektit është të zhvillohet ofertë e re për turizëm aventuristik në Shkup.
Rezultatet kryesore
- Shtigje të reja të certifikuara për çiklizëm dhe çiklizëm malor në Vodno;
- Aktivitete alternative turistike dhe sportive të promovuara në Vodno;
- Ekonomia lokale dhe sipërmarrësia sociale e mbështetur në Vodno dhe rajonet fqinje;
- Mbrojtja e forcuar e ambientit jetësor bashkë me aktivitetet e reja alternative turistike ekonomike.
Korniza kohore
Kohëzgjatja e projektit është prej tetorit 2019 deri në korrik 2020.
Më tepër informata mund të kërkoni në: inic.eupers@gmail.com
Donator
Projekti është financuar nga ana e Këshillit regjional për bashkëpunim.