Më 29 shtator në Fakultetin e Sigurisë në Shkup u mbajt takimi i parë i Grupit punues kombëtar, ku morën pjesë përfaqësues të Shoqatës së qytetarëve – Iniciativa për Perspektiva Evropiane (IPE), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe përfaqësues të lartë të MPB, Komitetit kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, si dhe dekani dhe përfaqësues të Fakultetit të Sigurisë në Shkup.

Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e raportimit për ngjarje lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmit dhe për nevojën nga bashkëpunimi i ndërsjellë mes gazetarëve dhe zyrtarëve qeveritar për marrëdhënie me opinionin. Përfaqësuesit e Iniciativës për Perspektiva Evropiane, Elena Milenkoska-Mihailovska, i prezantoi analizat për gjendjen me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin në territorin e Ballkanit Perëndimor, si dhe analizën për gjendjen me raportimin për ngjarje lidhur me këto dukuri. Drejtori i SHGM, Dragan Sekullovski theksoi se qëllimi i këtyre mbledhjeve është të bëhet ndikim drejt uljes së raportimit joprofesional në opinion lidhur me këto tema, derisa ndihmësministri për marrëdhënie me opinionin, Toni Angellovski, shprehu gatishmëri për bashkëpunim me gazetarët dhe e theksoi nevojën për organizimin e takimeve të këtilla, ku gazetarët dhe zyrtarët qeveritar për marrëdhënie me opinionin, bashkë do të zhvillojnë udhëzime dhe drejtime për raportim objektiv për ngjarje lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Ky aktivitet u zbatua në suaza të projektit “Ndërtimi i rezistencës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit përmes gazetarëve, mediave dhe zyrtarëve qeveritar të fuqizuar”, të cilin e zbatojnë Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Iniciativa për Perspektiva Evropiane (IPE) dhe Instituti Konica. Projekti është financuar nga ana e BE në suaza të projektit STRIVE Global (Strengthening Resilience to Violent Extremism – STRIVE Global) përmes Hedaja (Hedayah, International Centre of Excellence for Countering Violent Extremism).

You are currently viewing Takim i Grupit punues kombëtar për ndërtimin e rezistencës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit