Kundër-narrativët dhe narrativët alternativë të radikalizmit që mund të sjellin deri te ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi
Pjesëmarrësit e projektit “Platforma për edukim qytetar të të rinjve për luftë kundër radikalizmit – (Të rinjtë kundër dhunës)” e mbajtën punëtorinë e dytë në Kumanovë, ku organizatorët Qendra për dialog ndërkulturor (CID) nga Kumanova në bashkëpunim me koordinatorin e projektit Iniciativa për perspektivë evropiane, me partnerët e projektit Neksus-Koncepti qytetar nga Shkupi i njoftuan pjesëmarrësit me projektin, qëllimet e tija dhe produktin final të projektit.
Nikoqir i punëtorisë ishte Qendra për dialog ndërkulturor (CID) nga Kumanova, ndërsa fjalë hyrëse ishte asistentja e projektit Tamara Petkovska, ku ajo e prezantoi projektin. Rreth Platformës – Të rinjtë kundër dhunës, qëllimit, përfitimeve dhe mënyrën e vendosjes dhe funksionimit, para pjesëmarrëse u prezantua nga Valerija Sokollova-Stojanovska – drejtoreshë e projektit nga Iniciativa për perspektivë evropiane.
Në këtë punëtori mori pjesë edhe Gjorgji Tasev, këshilltar për të rinjtë dhe politika rinore në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai iu drejtua të pranishmëve, duke e shprehur kënaqësinë e tij nga krijimi i platformës, e cila do të punojë me të rinjtë dhe do t’i fuqizojë kapacitetet e tyre në drejtim të ndërtimit të paqes, bashkëjetesës dhe tolerancës.
Ekspertja Elena Milenkoska – Mihaillovska foli për gjendjen me radikalizmin e të rinjve në Maqedoninë e Veriut. Të pranishmit i ndanë përvojat e tyre dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë, duke theksuar se këtyre temave nuk u kushtohet vëmendja e duhur në shkolla, për çka shenjat e para të radikalizmit nuk njihen dhe ndonjëherë lejohet të kalojnë në dhunë. Gjatë diskutimit u theksua edhe nevoja nga promovimi më i madh i sportit, artit dhe aktiviteteve tjera krijuese ku të rinjtë do ta drejtonin energjinë e tyre sipas afiniteteve të tyre.
Seti i ardhshëm dhe i fundit i punëtorive, pritet të realizohet në Strugë, në fund të muajit mars.