Në periudhën nga 23-25 korrik, në Mavrovo u mbajt trajnimi i dytë me anëtarët e Platformës “Rinia kundër dhunës”, me temën e Parandalimi i ekstremizmit të Dhunshëm. Trajnimi është pjesë e një seti të aktiviteteve për forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile-anëtare nga Shkupi, Kumanova, Struga dhe më gjerë, në kuadër të projektit Platforma për edukimin qytetar të të rinjve për luftën kundër radikalizimit (Të rinjtë kundër dhunës).

Fokusi i trajnimit ishte prezantimi i mënyrave dhe metodave për t’u marrë me narrativat radikale, si të krijohen kundër-narrativa dhe narrativa alternative, të identifikohen rreziqet për të rinjtë nga ekstremizmi i dhunshëm dhe roli i organizatave të shoqërisë civile në procesin e identifikimit dhe parandalimit të radikalizimit.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile anëtare të Platformës që punojnë ose duan të punojnë në këtë lëmi, organizata që punojnë me të rinj. Vlera shtesë e trajnimit me përvojën dhe njohuritë e tyre në fushë, shtuan përfaqësues të institucioneve publike nga qytetet e synuara si Shkupi, Struga dhe Kumanova.

Si rezultat i trajnimit, do të përgatitet një dokument me udhëzime dhe rekomandime për organizatat e shoqërisë civile – anëtarë të Platformës.

You are currently viewing Përmes një trajnimi 3-ditor u përforcuan kapacitetet e anëtarëve të platformës “Të rinjtë kundër dhunës”, në temën “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm”