Platforma “Të rinjtë kundër dhunës” pranoi tre anëtarë shtesë të Bordit Drejtues nga radhët e organizatave – anëtarë të kësaj platforme. Anëtarët shtesë u zgjodhën Dragana Kostevska – themeluese dhe kryetare e shoqatës Viktima – Ohër, Aleksandar Nacev – drejtor i Qendrës për hulumtime të sigurisë dhe Frosina Kiprijanovska nga IMPETUS – Qendra për internet, zhvillim dhe qeverisje të mirë.

20211105_115206

Për anëtarë të rinj të Bordit Drejtues aplikuan nëntë kandidatë me njohuri jashtëzakonisht të mira të lëndës, të suksesshëm në punën e tyre dhe me shumë entuziazëm për të kontribuar në zhvillimin e Platformës. Së bashku me anëtarët ekzistues, Bordi Drejtues i Platformës ka shtatë anëtarë. Anëtarë të përhershëm të Bordit janë Valerija Sokolova-Stojanovska nga Iniciativa për Perspektivë Evropiane – IEP, Afrodita Musliu nga Nexus – Civic Concept (Koncepti Qytetarë), Tamara Petkovska nga Qendra për Dialog Ndërkulturor – CID dhe Valentina Todorovska nga Asociacioni për Zhvillim dhe Aktivizëm AKVA – Strugë.

20211105_120922

Kostevska, poashtu, është zgjedhur edhe si kryesuese e Bordit Drejtues të Platformës, Nacev është bërë koordinatore për komunikim, ndërsa Kiprjanovska është koordinatore e procedurave administrative. Kostevska theksoi rëndësinë e punës me të rinjtë në fushën e parandalimit të të gjitha llojeve të dhunës dhe se për herë të parë në Maqedoninë e Veriut po krijohet një platformë në të cilën mund të përfshihen të gjithë aktorët shoqërorë “për të kundërshtuar me sukses dhunën dhe radikalizimin e të rinjve”.

Platforma “Të rinjtë kundër dhunës” është krijim i projektit “Platforma për edukim qytetar të të rinjve për luftën kundër radikalizimit (Të rinjtë kundër dhunës)”, i cili organizohet nga Iniciativa për Perspektivë Evropiane – IEP si koordinator projekti në partneritet me Nexus – Civic Concept (Koncepti Qytetarë), Qendra për Dialog Ndërkulturor – CID nga Kumanova dhe Shoqata për Zhvillim dhe Aktivizëm AKVA nga Struga.

You are currently viewing Krijohet Bordi Drejtues i Platformës “Të Rinjtë Kundër Dhunës”