Qëllimi i Iniciativës për Perspektivë Evropiane (IPE) është të kontribuojë për inkluzion më të madh social dhe ekonomik të qytetarëve pa dallim të përkatësisë së tyre, e veçanërisht të grupeve të rrezikuara dhe të margjinalizuara.

Puna e IPE fokusohet në zbatimin e iniciativave të ndryshme, aktiviteteve dhe projekteve në pikëpamje të zhvillimit dhe edukimit të ambientit njerëzor, implementimi i programeve të cilat kontribuojnë për fuqizimin e kapaciteteve për zhvillim aktiv afatgjatë të vendit në tërësi, integrimi i regjioneve financiarisht më pak të zhvilluara dhe përmes ofrimit të ndihmës dhe mbështetjes, trajnim dhe realizim të projekteve zhvillimore.

IPE ka përvojë afatgjate në zbatimin e një numri të madh të projekteve lidhur me avancimin e të drejtave socio-ekonomike të grupeve të ndryshme qëllimore, si dhe avancimi i multikulturës dhe demokracisë dhe tolerancës ndëretnike, inkuadrimi i grupeve të rrezikuara dhe të margjinalizuara në procesert nlë nivel lokal dhe regjional, veçanërisht në zhvillimin e sipërmarrësisë (sociale).

Objektivat organizative

Shoqata objektivat e saja i realizon përmes:

  • Realizimit të aktiviteteve të ndryshme për informim dhe edukim siç janë trajnimet, mbledhjet për informim, konferenca, publikime etj.;
  • Analiza dhe hulumtime të çështjeve aktuale për zhvillimin e demokracisë, sundimit të drejt dhe gjendjes socio-ekonomike;
  • Mbështetje zhvillimit ekonomik lokal dhe regjional;
  • Aktivitetet për lobim dhe avokim të grupeve qëllimore.

Vizioni

Vizioni i organizatës është zhvillimi i demokracisë në shoqëri dhe gjendja e mirë socio-ekonomike në vend. Po ashtu, IPE merr pjesë në proceset e vendimmarrjes dhe miratimin e politikave, dhe përmes mbështetjes së sipërmarrësisë sociale e inkurajon zhvillimin social dhe fuqizimin e grupeve të rrezikuara sociale.

Misioni

Misioni i IPE është avokimi, arsimimi, bashkëpunimi me sektorin civil, afarist dhe publik, përmirësimi i kushteve jetësore të grupeve të rrezikuara sociale të qytetarëve, përmirësimi i kushteve për jetë të gjithë qytetarëve në vend.

Ekipi

IPE udhëhiqet nga kryetarja Elena Milenkoska-Mihailovska dhe Drejtor Projektit Valerija Sokolova- Stojanovska

Informatat për kontakt