Iniciativa për Perspektivë Evropiane (IPE) nënshkroi marrëveshje për zbatimin e projektit “Forcimi i rezistencës ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit përmes gazetarëve, mediave dhe nëpunësve qeveritar të fuqizuar” me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM). Projekti është financuar nga ana e Qendrës për luftë të suksesshme kundër ekstremizmit të dhunshëm – Hedaja nga Abu Dabi, me shfrytëzimin e fondeve nga BE.
Kohëzgjatja e projektit është nga nëntori 2019 deri në nëntor 2020.