Kundër-narrativët dhe narrativët alternative për të parandaluar radikalizmin që mund urgjentisht të shpie në ekstremizëm të dhunshëm dhe terrorizëm dhe roli i organizatave qytetare në parandalimin e radikalizmit.

Iniciativa për perspektiva evropiane (IEP), në partneritet me organizatën Neksus – Koncepti qytetar, Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm – Akua nga Struga dhe Qendra për dialog ndërkulturor (CID) nga Kumanova, sot e organizuan punëtorinë e parë në suaza të projektit “Platforma për edukim qytetar të të rinjve për luftë kundër radikalizmit – “Të rinjtë kundër dhunës)”.

Organizatat qytetare që punojnë me të rinjtë u njohën me projektin, qëllimet e tij dhe produktin përfundimtar – Platforma për edukimin qytetar të të rinjve – Të rinjtë kundër dhunës.

Znj. Afrodita Musliu, kryetare e Neksus-Koncepti qytetar, i mirëpriti mysafirët, ndërsa për projektin, platformën dhe përfitimet e projektit u prezantuan nga drejtoresha e projektit nga IEP, znj. Valerija Sokollova-Stojanovska.

Ekspertja znj. Elena Milenkoska – Mihaillovska, në kuadër të projektit do të përgatisë një analizë themelore të situatës së të rinjve dhe radikalizmit të tyre në Maqedoninë e Veriut, që ishte lëndë diskutimi me pjesëmarrësit në trajnim, të cilët i ndanë përvojat e tyre.

Znj. Musliu iu referua punës së tyre të deritanishme në këto tema, gjendjen në Maqedoninë e Veriut, si dhe dobësitë e sistemit, mundësitë për përmirësim dhe nevojën për bashkëpunim të sektorit civil me organet shtetërore që punojnë me të rinjtë, procesin e radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Duke qenë se shumë nga pjesëmarrësit ishin punëtorë arsimi dhe psikologë, në punëtorinë e sotme, më së shumti u diskutua për shkollat, mësimdhënësit dhe marrëdhëniet e tyre me nxënësit. U theksua nevoja për ta përmirësuar bashkëpunimin midis prindit, mësimdhënësit dhe nxënësit, në mënyrë që shenjat e para të radikalizmit të njihen me kohë dhe të bëhet ndërhyrja në kohë. Një temë tjetër e rëndësishme ishte kohezioni shoqëror i të rinjve me prejardhje të ndryshme etnike që nga mosha e hershme dhe puna me prindërit në mënyrë që të mos pengohet ky proces.

You are currently viewing U organizua punëtoria e parë prej tre të paraparave, për luftë kundër radikalizmit “Të rinjtë kundër dhunës”